Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimin e tij për dorëheqjet e pjesëtarëve serbë ngaForca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Delawie e ka quajtur të papranueshëmfrikësimin e serbëve që janë pjesë e FSK-së.
“Jam thellësisht i shqetësuar për dorëheqjet e fundit të anëtarëveserbë të FSK-së. Frikësimi i jashtëm i pjesëtarëve të FSK-sëështë i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model përvendin. Një gjë e tillë duhet të festohet, e jo të shkatërrohet”, është shprehur Delawie në Twitter.
Së fundi, 8 pjesëtar të FSK-së nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur këtë institucion.