Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në Kuvend se “projektligji për Teatrin Kombëtar grabit hapur pronën publike”.
Ajo ka pranuar se opozita nuk i ka votat për ta rrëzuar projektligjin, por i ka kujtuar pushteti ngjarjet me tarifën në Rrugën e Kombit që bëri që ata të tërhiqen nga vendimi pas protestave të qytetarëve.
“Do të dëshiroj që ky Parlament të mos mbajë mbi shpatulla turpin e vjedhjes së pronës së shqiptarëve. Edhe ne si opozitë bëhemi pis, duam apo nuk duam, nga ky ligj hajdut”, ka thënë ajo.