Me protestë është shoqëruar debati parlamentar në Shqipëri për ndërtimin e një objekti të ri për Teatrin Kombëtar.
Artistët janë mbledhur që në mëngjes para Kuvendit për të kundërshtuar rrënimin e objektit ekzistues.
Demokratët thanë se ka shumë arsye që dëshmojnë për përvetësim të pronës publike nga qeveria e Ramës, përcjell albinfo.ch.
“Unë jam Teatri”, është nisma e ndërmarrë nga artistë e qytetarë të shumtë, që janë kundër shembjes së teatrit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, firmosi peticionin “Mbro Teatrin”, duke i ftuar artistët për betejë para Parlamentit.