Vladimir Petkoviq administroi mjaft mirë zëvendësimin e ish trajnerit helvet Ottmar Hitzfeld. Ai stabilizoi kombëtaren në nivele të larta. Zvicra në kohën e tij është kualifikuar në kampionatet europiane dhe botërore.
Por ai ka dështuar që të zhvillojë dhe ta çojë më lartë kombëtaren helvete, duke u përjashtuar menjëherë pas fazës së grupeve, siç ndodhi kundër Polonisë në KE si dhe kundër Argjentinës dhe Suedisë në KB.
“Në lojët vendimtare, futbollistët e tij dukeshin emocional dhe të frikësuar. Në lojën kundër Suedisë ai nuk kishte receptë,” shkruan blick, përcjell albinfo.ch.
Yjet e tij Xhaka dhe Shaqiri shkëlqyen kundër Serbisë, por kjo mungoi gjatë përballjes kundër Kosta Rikës dhe veçanërisht kundër Suedisë. Mentalisht dukeshin të lodhur dhe kjo ndikoi edhe te bashkëlojtarët e tij.
Kjo është një analizë e të përditshmes zvicerane, që tregon se është shqetësuese nëse Petkoviq do vijojë me udhëheqjen e ‘Nati’.