Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka vizituar sot komunën e Skenderajt, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Bekim Jashari me të cilin kanë diskutuar për manifestimin të datës 1 dhe 2 gusht, Dita e Diasporës, e i cili manifestim që nga viti 2013 është mbajtur tradicionalisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Edhe këtë vit, ministri Gashi dhe kryetari Jashari, u dakorduan që gjatë datës 1 gusht, tradicionalisht të organizohen homazhe tek varrezat e Familjes Jashari për bashkatdhetarët tanë.
Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën nga Shqipëria, Pandeli Majko si dhe personalitete të tjera nga jeta politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Ndërsa me 2 gusht në Kosovë është e rregulluar me Ligjin mbi Diasporën, dhe shënon ditën e Diasporës.
Gjatë dy ditëve, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, organizon aktivitete të shumta dhe ndër të tjerat ndan edhe çmimet për Mërgimtarin e Vitit.