Anglia ka mundur Kolumbinë me penallti, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Botërorit, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Harry Kane i Anglisë nga penalltia, derisa në minutën e 93-të, Mina barazoi me kokë. Ky ishte goli i tretë për futbollistët e Barcelonës në këtë Botëror.
Ndeshja shkoi në vazhdime, por as pas 30 minutave nuk kishte fitues, dhe kështu çerekfinalisti u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.
Në penallti më të suksesshëm ishin anglezët duke triumfuar 4:3.
Anglia në çerekfinale do të ndeshet me Suedinë që eliminoi më herët Zvicrën.
Gjashtë Kombëtaret tjera çerekfinaliste janë: Brazili, Belgjika, Rusia, Kroacia, Franca dhe Uruguai.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen të premten dhe të shtunën.
https://www.youtube.com/watch?v=3JtWHmHd2Rw
https://www.youtube.com/watch?v=JsanoCx3rx8