Skip to content

Vjedh bankën me një shpatë

Me shpatë në dorë, një burrë ka sulmuar të shtunën një bankë franceze (Toulouse, Francë). Pas grabitjes së parave, ai ka plagosur drejtorin e bankës dhe ka ikur menjëherë, ka bërë të ditur xhandarmëria lokale. Sipas hetimeve paraprake, njeriu në fjalë ka hyrë në agjenci në orën 8:35. Ai ka kërcënuar punonjësit e bankës me […]

Me shpatë në dorë, një burrë ka sulmuar të shtunën një bankë franceze (Toulouse, Francë). Pas grabitjes së parave, ai ka plagosur drejtorin e bankës dhe ka ikur menjëherë, ka bërë të ditur xhandarmëria lokale.

Sipas hetimeve paraprake, njeriu në fjalë ka hyrë në agjenci në orën 8:35. Ai ka kërcënuar punonjësit e bankës me një shpatë dhe me një pistoletë. Ndërkohë që ai kishte arritur të marrë paratë që kërkonte, drejtori i bankës hyn po ashtu në bankë. Menjëherë hajni i armatosur plagos me shpatë drejtorin dhe largohet me nxitim. Sipas policisë, jeta e drejtorit nuk është në rrezik.

Ndërkaq, mësohet nga mediet e ndryshme se hajni, i cili kishte ikur këmbë, kishte harruar qesen e mbushur me të hollat e vjedhura.

Katër orë më vonë ai është gjetur në shtëpinë e tij, ku kishte parkuar makinën me të cilën kishte arritur në bankë.