Tetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb kanë kërkuar dorëheqjen nga FSK, shkruan Albinfo.ch.
Kjo për shkak të presionit i cili po u bën Serbia.
Zëvëndësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka thënë se presioni i Serbisë ndaj serbëve në Kosovë është i papranueshëm.
“Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK. Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare. FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrrierë profesionale dhe të sigurt”, ka shkruar Ramadani, shkruan Albinfo.ch