Aktori i njohur, Brad Pitt, aktualisht është në lidhje romantike me profesoreshën e Institutit të Teknologjisë, Neri Oxman. Por çifti ende nuk e ka bërë zyrtare lidhjen.
Mediat amerikane raportojnë se aktori 54-vjeçar dëshiron të përqendrohet në karrierën dhe fëmijët e tij.
“Ai ka shkuar në takime, por nuk është duke kërkuar të ketë marrëdhënie serioze në këtë moment”, shkruan “Entertainment Tonight”.
Aktualisht Pitt ka një marrëveshjeje kujdestarie reciproke me Angelina Jolie, e cila e lejon atë të kalojë më shumë kohë me fëmijët.