“As Beogradi dhe as Prishtina nuk do të fitojnë krejt çfarë duan në fazën e fundit të bisedimeve, por është e rëndësishme që të dyja palët të arrijnë te kompromisi”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, për televizionin publik serb, përcjell Albinfo.ch.
“Për këtë arsye, është aq e rëndësishme që ky dialog që udhëhiqet nga BE-ja. Mendoj se dialogu duhet të hyjë në fazë më intensive, sepse shpresoj se kompromisi do të arrihet, madje këtë vit”, ka thënë Scott.
Ai ka shtuar se deklarata e mëhershme se SHBA-ja dëshiron t’i inkurajojë Serbinë e Kosovën ta arrijnë kompromisin, është pjesë e politikës së tashme të jashtme të SHBA-së.
Scott ka përfunduar se fjala ‘kompromis’ është e shëmtuar, porse kompromisi është shtyllë e politikës ndërkombëtare.