Mediat franceze kanë njoftuar se i burgosuri 46 vjeçar, Redoine Faid po vuante dënim 25 vjeçar për një vjedhje gjatë së cilës ishte vrarë edhe një polic.
Sipas autoriteteve franceze, Redoine Faid ishte një gangster i njohur dhe kjo ishte arratisja e dytë nga burgu.
Në vitin 2013, Faid u arratis pasi mori katër roje peng, shkruan Albinfo.ch.
Faid është arratisur nga burgu i Francës pasi bashkëpunëtorët e tij zbritën një helikopter në borr të burgut ku ai po vuante dënimin.