270 emigrantë janë shpëtuar në ujërat e bregdetit perëndimor të Libisë.
Sipas një deklarate të zëdhënësit të Forcave Detare pranë Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Eyup Kasim, ‘forcat e sigurisë detare kanë shpëtuar 270 emigrantë, në mesin e të cilëve ndodhen 11 fëmijë dhe 80 gra’, shkruan Albinfo.ch.
Sipas zëdhënësit Kasim, emigrantët të cilët janë me prejardhje nga Eritrea, Sudani i Jugut, Egjipti, Komoret dhe Bangladeshi, janë dorëzuar në njësinë e luftës kundër emigrimit ilegal.
Po ashtu një asnije me emigrantë është fundosur disa ditë më parë ku humbën jetë tre persona ndërsa 16 të tjerë kanë shpëtuar.