Organizata e Evropës për Siguri dhe Bashkëpunim OSBE ka emëruar diplomatin zviceran Peter Burkhard në postin e shefit të misionit të saj në Serbi. Këtë njoftim e ka dhënë Deparamenti Federal për Punë të Jashtme i Zvicrës.
Misioni i OSBE-së ka për detyrë që të promovojë demokracinë, shtetin e të drejtës dhe të drejtat e pakicave në Serbi.
Burkhard ka qenë shef i misionit të OSBE-së në Ukrainë, në vitin 2001 dhe pastaj në Azerbaixhan. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ai ka përfaqësuar shtetin e Zvicrës në Uzbekistan, Kirgistan dhe Taxhikistan, ndërsa nga viti 2009 Burkhard është ambasador i Zv icrës në Kuba.