Disa të burgosur janë vrarë nga ISIS-i, ndërsa 12 terroristë të dyshuar janë ekzekutuar në Irak me urdhër të Kryeministrit HAider Al- Abadi.
Pas vrasjes së të burgosurve nga ana e disa pjesëtareve të ISIS-it, qeveria e Irakut mori vendim të ekzekutojnë 12 terroristë të dyshuar.
Sipas njoftimeve nga zyrat e qeverisë irakiane, “..bazuar në urdhrat e kryeministrit Haider al-Abadi, janë kryer 12 ekzekutime të të dyshuarve për terrorizëm”.
Po ashtu sipas raportimeve të mediave shqiptare, forcat e sigurisë së Irakut kanë gjetur trupat e tetë burrave të masakruar dy ditë pas skadimit të ultimatumit të vendosur nga Shteti Islamik, shkruaj Albinfo.ch.
Militantët i kishin rrëmbyer pjesëtarët e forcave irakiane të sigurisë, dhe kishin kërcënuar ti vrisnin brenda tri ditësh nëse qeveria nuk i liron disa të burgosura sunite.