Agjencia për Migrimin e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kandidatin udhëheqës, ky i fundit i emëruar nga ana e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Në tri raunde votimi në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim, diplomatët që morën pjesë thanë se Ken Isaacs, nga organizata humanitare e krishterë, Samaritan’s Purse, u eliminua dhe se konkursi vazhdon.
Kandidatura e kandidatit të SHBA-ve, u dëmtua nga vendimet administrative të presidentit Trump, për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të disa qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane dhe për ndarjet e familjeve imigrantë.
Ky post është mbajtur nga amerikanët qysh në vitin 1951.
Pas refuzimit të kandidatit të SHBA-ve, tani gara po zhvillohet mes të Antonio Vitorinos, ish-komisionar i Bashkimit Evropian nga Portugalia, dhe Laura Thompsonit nga Kosta Rika.