Lojtari kyç i kombëtares kroate Ivan Rakitiq ka dhënë një intervistë të shkurtër për median zvicerane “Blick.ch” ku ka shprehur dëshirën që finalja e botërorit në Rusi të jetë mes Zvicrës dhe Kroacisë.
“Zvicra e ka mjaft të zhvilluar sportin dhe shpresoj të shkojë sa më lartë në këtë kompeticion. Unë jam tifoz i saj dhe dua të takohemi në finale,” tha lojtari kroat, i cili është i lindur në Basel dhe flet perfekt gjuhën gjermane, përcjell albinfo.ch.