Janë kthyer të mërkurën në Tiranë, 51 persona që kishin kërkuar azil në Belgjikë.
Autoritetet policore në Shqipëri bëjnë të ditur se qytetarët e kthyer nuk kishin qëndrim të rregullt në territorin belg dhe janë kryesisht nga zona veriore e vendit.
“Ky operacion realizohet me fondet e buxhetit të shtetit, do vijojnë operacione të tilla dhe duhet të garantojmë shqiptarët se kushdo që shkel rregullat e qëndrimit në Bashkimin Evropian, Shengen, jo vetëm që do të kthehen në vend, por edhe do të penalizohen. Qytetarët e tjerë që respektojnë rregullat nuk do bartin pasojat e abuzuesve”, tha drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, transmetojnë mediat e Tiranës.
Kthimi i tyre vjen pas alarmit që ka ngritur shteti belg për rritjen e kërkesave për azil në këtë vend nga qytetarët e Shqipërisë.