Belgjika ka mundur Anglinë me rezultat 1:0. Golin e vetëm e ka shënuar Adnan Januzaj.
Goli i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe njëri ndër më të mirët deri më tani. Ndodhi kjo në minutën e 51-të, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte goli i tij i parë në ndonjë Botëror, derisa është ndeshja e parë në këtë Botëror që po luan nga fillimi. Gjithashtu ky ishte goli i tij i parë për Belgjikën.
Belgjika në 1/8 e finales do të ndeshet me Japoninë, derisa Anglia me Kolumbinë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tunizia ka mundur Panamanë me rezultat 2:1.
https://www.dailymotion.com/video/x6n1yo4