Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë ditës së sotme është takuar me Papa Franceskun në Vatikan.
Sipas mediave franceze, takimi është cilësuar i ‘përzemërt’, shkruan Albinfo.ch.
Diskutimi mes Papës dhe Macron ka qenë me dyer të mbyllra.
Në takim është diskutuar për çështjen e emigracionit, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe të armdhmen e unitetit të Europës.
Rritja e emigrantëve ka qenë një temë e cila është cilësuar e rëndësishme gjatë diskutimit.
Çështja e emigrantëve ka ndezur përplasje edhe mes shteteve anëtare në BE.