Pas fitores ndaj Serbisë, Përfaqësuesja e Zvicrës kërkon kualifikimin në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.
Zvicra nga ora 20:00 do të ndeshet me Kosta Rikën, që veçse është eliminuar. Helvetikëve u konvenon edhe një barazim për kualifikim, derisa për vendin e parë duhet të shënojnë fitore bindëse.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili pritet të luajnë nga fillimi në këtë ndeshje.
Takimi tjetër i këtij do të zhvillohet ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, ku brazilianët janë dukshëm favoritë, derisa ballkanasit duhet patjetër të fitojnë për t’u kualifikuar në rrethin e ardhshëm, që do të jetë shumë e vështirë.
Ndërkohë, kualifikimin nuk e ka siguruar as kampionia e botës, Gjermania, që do të ndeshet me Korenë Jugore, kurse Meksika ndeshet me Suedinë. Gjermanët duhet patjetër të fitojnë, kurse meksikanëve u përshtatet edhe një barazim.
Ndeshjet
16:00 Meksika-Suedia
16:00 Koreja J.-Gjermania
20:00 Serbia-Brazili
20:00 Zvicra-Kosta Rika