Parlamenti i Maqedonisë në 16 korrik do të sjellë vendim për shpalljen e referendumit për emrin, konfirmojnë nga Kuvendi për Kanal 5.
Prej datës së publikimit të vendimit për shpalljen e referendumit në nivel shtetëror në “Gazetën Zyrtare” deri në ditën e mbajtjes mund të kalojnë 60 deri 90 ditë.
Burime nga Kuvendi thonë se në muajin shtator do të kërkohet data, që të zihen afatet e shkruara në marrëveshjen me Greqinë.
Referendumi pritet të përkrahet nga gjithë partitë shqiptare dhe partia maqedonase LSDM.