Gazeta zviceriane, “Blick”, ka raportuar se FIFA nuk do të ndëshkojë Granit Xhakën e Xherdan Shaqiri.
“FIFA është e mëshirshme me ekipin kombëtar të Zvicrës. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë dënuar për festimin e tyre me shqiponjë”, shkruhet në këtë medium, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu sipas “Blick” ka shkruar se Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të gjobiten me nga 10 mijë franga, ndërkaq kapiteni Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane, trasnmeton tutje albinfo.ch.