Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare vazhdon të marrë futbollistë në skuadrën italiane.
Sipas mediave italiane, Lazio dhe Salzburg kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Valon Berishës në kryeqytetin italian, përcjell albinfo.ch.
Transferimi mund të arrihet për shtatë milionë euro, megjithatë detaje për pagën e tij nuk ka ende. Tare më herët kishte marrë Riza Durmishin nga Betisi, kurse pjesë e kësaj skuadre është Thomas Strakosha. Më herët ishin edhe Lorik Cana dhe Etrit Berisha.
Berisha kishte një performancë të shkëlqyer kundër Lazios në Ligën e Evropës dhe drejtuesit janë bindur pikërisht në atë ndeshje për ta afruar mesfushorin shqiptar.
Berisha gjithashtu ishte afër transferimit në Sampdoria, por në momentet e fundit i ka refuzuar.
Valon Berisha është edhe një nga futbollistët kyç te Përfaqësuesja e Kosovës.