Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka kërkuar nga Franca që të zhbllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
Pompeo ka kërkuar nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian që të mbështet zgjerimin e NATO-së përmes ftesës ndaj Maqedonisë për t’u bashkuar me aleancën, përfshi fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
E gjithë kjo po bëhet pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin ndërmjet Maqedonisë e Greqisë.