Ministria e Diasporës së Kosovës ka paralajmëruar organizimin e një vargu të aktiviteteve për mërgimtarët të cilët do të vijnë në Kosovë për pushime.
Rreth 200 aktivitete organizohen gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, sipas kësaj ministrie, raporton “RTV 21”.
Gjithashtu edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e mërgimtarëve, përcjell albinfo.ch.
Të gatshëm janë shprehur edhe në Policinë e Kosovës.