Dy yjet shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i kanë sjellë fitoren Zvicrës në ndeshjen kundër Serbisë, duke triumfuar 2:1, shkruan albinfo.ch.
Granit Xhaka barazoi rezultatin në minutën e 53-të me një super gjuajtje nga distanca, derisa Xherdan Shaqiri ka shënuar në minutën e 90-të për 2:1, duke i sjellë fitoren e parë Zvicrës në këtë Kampionat Botëror, dhe duke mposhtur Serbinë.

Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri kanë festuar duke bërë shqiponjën me duar.

Nga fillimi luajtën edhe Xhemaili dhe Valon Behrami. Ky i fundit zhvilloi gjithashtu një ndeshje të madhe.
Zvicra tani ka katër pikë, derisa Serbia tre.
Ndeshja e ardhshme e Zvicrës do të jetë ndaj Kosta Rikës, kurse Serbia ndaj Brazilit.
https://www.youtube.com/watch?v=y71jKe9mTO0
https://www.youtube.com/watch?v=mi5pSVwI_CI