Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me atë të Serbisë, në kuadër të Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës.
Loja, që do të zhvillohet në stadiumin e Kaliningradit në Rusi, ka ngjallur emocione sidomos në Kosovë, për shkak të katër lojtarëve shqiptarë në skuadrën zvicerane, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Qytetarët në Kosovë janë shprehur se do të përkrahin Zvicrën, për shkak se luajnë disa futbollistë shqiptarë dhe marrëdhënieve jo të mira me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në Beograd, presidenti i vendit ka kërkuar që futbollistët të luajnë me zemër.
Mediat në Kosovë mbështetin Zvicrën, derisa ato serbe, merren me lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën.