Kroacia ka mundur Argjentinën me rezultat 3:0 në Kupën e Botës, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Rebiq në minutën e 53-të, pas një gabimi të portierit të Argjentinës.
Në minutën e 80-të. Kroacia dyfishon epërsinë me anë të Luka Modriq, i cili shënon nga distanca. Në minutën e 91-të, Kroacia vulosi fitoren, kur Ivan Rakitiq shënoi nga afërsia.
Kroacia ka grumbulluar gjashtë pikë dhe kualifikohet tutje, derisa gjasat për Argjentinën janë minimale, sepse ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para. Takimin e radhës do ta ketë ndaj Nigerisë.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot, Franca ka mundur Perunë me rezultat 1:0, derisa Danimarka ka barazuar 1:1 ndaj Australisë.
https://www.youtube.com/watch?v=SncJLSNibJw
https://www.youtube.com/watch?v=xNV5O9h8U1Q
https://www.youtube.com/watch?v=sXCYIyvke8s