Një grua 33 vjeçe ka shtënë me armë zjarri në dy persona brenda ndërtesës së një gjykate në periferi të Athinës.
Njëri nga të qëlluarit, i dyshuar për vrasjen e të birit e gruas, vdiq në vendin e krimit, ndërsa tjetri, i plagosur, është dërguar në spital.
Dy të qëlluarit ishin duke pritur marrjen në pyetje nga një gjykatës, ka njoftuar mediet një prokurore e pranishme. Hetimet vazhdojnë.