Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka dërguar në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, shkruan Albinfo.ch.
Dërgimi i ligjit u bë menjëherë pas miratimit të kësaj marrëveshjeje.
Presidenti Gjorge Ivanov ka afat shtatë ditë për ta nënshkruar marrëveshjen e ratifikimit.
Albinfo.ch raportoi më herët në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov, se ai nuk do ta nënshkruaj marrëveshjen.
Në rast se presidenti Ivanov e përdorë të drejtën e vetos, marrëveshja për emrin shkon prap në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute, 61 deputetë duhet të votojnë për.