Futbollisti shqiptar, Shani Tarashaj nuk ka qenë në formë kohët e fundit, derisa është përballur edhe me shumë lëndime.
‘Blick’ shkruan se sulmuesi shqiptar po stërvitet me Grasshopper, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri, përcjell albinfo.ch.
23-vjeçari ka kontratë me Evertonin, edhe pse ka luajtur si i huazuar edhe në Franfurt.
Lëndimet e shumta e kanë penguar Tarashaj që të shfaq aftësitë e tij më të mira, derisa shpreson se ky edicion do të jetë shumë më i suksesshëm për të.