Brendi Ndërkombëtar i picave Domino’s , hapi lokalin e parë në Prishtinë në stilin Domino’s Theater.
Në hapjen e picerisë mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili u shpreh i kënaqur që në Kosovë erdhi edhe një brend i njohur amerikan, raporton “RTV 21”.
Ky brend operon në mbi 90 shtete të botës dhe mbi 15 mijë restorante, derisa tashmë do të jetë edhe në kryeqytetin e Kosovës, transmeton albinfo.ch.