Ende nuk është publikuar asnjë rezultat para hetimor në lidhje me zhdukjen e gazetarit serb, Stefan Cvetkoviq nga ana e Prokurorisë në Serbi.
Mediat serbe kanë raportuar se ende nuk ka rezultate të ekspertizës pas të cilave do të merren masa.
Gazetari Cvetkoviq u shpall i zhdukur ndërmjet mbrëmjes së 13 dhe 14 qershorit në qytetin Bella Cërkva.
Makina e tij ishte gjetur nga policia e parkuar dhe me dyer të hapura.
Dy ditë pas zhdukjes së tij, policia ka lajmëruar se gazetari serb është gjetur i gjallë.
Cvetkoviq kohëve të fundit po merrej me hulumtimin për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, shkruan Albinfo.ch.