Skip to content

Avari në centralin atomik Fessenheim

Në centralin atomik Fessenheim të Francës, që është afër kufirit me Zvicrën ka ndodhur sërish një avari. Problemi ka ndodhur kur të shtunën e kaluar, por është bërë i njohur vetëm sot. Blloku numër 1 i reaktorit bërthamor është dashur të nxirret nga funksionimi, pasi që, një kontrollim rutinor ka konstatuar në një nga hapësirat […]

Në centralin atomik Fessenheim të Francës, që është afër kufirit me Zvicrën ka ndodhur sërish një avari. Problemi ka ndodhur kur të shtunën e kaluar, por është bërë i njohur vetëm sot.

Blloku numër 1 i reaktorit bërthamor është dashur të nxirret nga funksionimi, pasi që, një kontrollim rutinor ka konstatuar në një nga hapësirat e tij temperatura më të larta se normalja. Në natën në mes të të mërkurës dhe të enjtes reaktori është futur sërish në funksion.

Centrali atomik në Fessenheim është më i vjetri në Francë, që vazhdon të jetë akoma aktiv. Ai konsiderohet si veçanërisht i brishtë dhe për këtë arsye është vendosur që të mbyllet në fund të vitit 2016.