Gjermania ka pësuar humbje befasuese nga Meksika me rezultat minimal, 1:0, shkruan albinfo.ch.
Ishte Hirving Lozano që u ka dhënë epërsinë meksikanëve me golin e tij në minutën e 35-të, pas një kundërsulmi.
Ndeshja Gjermani-Meksikë u zhvillua në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.
Rastin më të mirë për gjermanët e ka pasur Toni Kroos, kur nga goditja e lirë goditi shtyllën, por më pas kishin edhe shumë raste shënimi në pjesën e dytë.
Nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës.
https://www.youtube.com/watch?v=AqXgdUdFJqc
https://www.dailymotion.com/video/x6m3pce