Komentatori i RTSH-së, Kostandin Grillo, deklaroi në një emision sportiv se në këtë Kampionat Botëror do të bëjë tifo për Serbinë duke thënë se që prej fëmijërisë ka qenë tifoz i skuadrës serbe të Cervena Zvedzës. Por kjo deklaratë e pamatur e tij ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.
Tifozët e Kombëtarës “Kuq e Zi” përmes një letre publike i janë drejtuar Radio Televizionit Shqiptar të cilit i kërkohet që t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo pas kësaj deklarate.
“Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo ti hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve së Kombëtares Kuq e Zi dhe jo vetëm.
Kjo kërkesë bëhet duke marrë parasysh faktin që ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për të komentuar ndeshjet sportive në një televizion publik”, thueht në letren e TKZ-së.