“Repertori gjuhësor” në kampin e Kombëtares Zvicerane në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, është mëse mbresëlënës. Fleksibiliteti dhe talenti në fushë të komunikimit në këtë kamp mishërohet më së miri në rastin e Behramit.
“Ne komunikojmë sipas nevojës, në gjuhën gjermane, frënge, angleze ose italiane”, ka shpjeguar Valon Behrami, shkruan SDA.ch. Këtu, sigurisht, është anashkaluar edhe shqipja, si gjuhë amtare e Behramit dhe e tre futbollistëve tjerë standardë të Natit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti me një bagazh të madh të pjesëmarrjes tashmë në gjashtë kampionate (4 botërore dhe 2 evropiane), është shembull unik sa i takon larushisë gjuhësore.
Tiçinezi me rrënjë kosovare, Behrami, pas përfundimit të karrierës së futbollistit, mund të konkurrojë për punën e përkthyesit, interpretit, shkruan më tutje SDA. Lojtari i qendrës në Udinese zotëron pa problemin më të vogël, pesë gjuhë.