Rreth 80 për qind të zviceranëve angazhohen për të kryer ndonjë kualifikim ose arsimim të avancuar, edhe pas punësimit. Mirëpo dallimi në mes të shtresave të banorëve sa i përket arsimimit të mëtejmë është i madh.
Kështu, përderisa pothuaj të gjithë personat me shkollim të larte e superior kualifikohen më tej profesionalisht, të tjerët, me arsimim të ulët e bëjnë këtë vetëm në 30 për qind të rasteve, tregon sondazhi i realizuar nga Enti Federal për Statistikë në Bernë (BFS).
37 për qind të të pyeturve bëjnë kualifikim ekskluzivisht për shkaqe profesionale ndërsa 18% këtë e bëjnë për motive jashtë profesionale.
Në sondazhin e bërë nga BFS janë përfshirë 13.616 persona, të cilët janë pyetur në mes të marsit dhe dhjetorit 2011.