Kungulli gjigand 768 kilogramë i zviceranit Beni Meier ka shënuar një rekord të ri në Evropë në kampionatin zviceran në Seegräben të Cyrihut.
Zvicerani me kungullin e tij jo vetëm që ka fituar në Zvicër, por ka shënuar rekord për nga pesha në tërë Evropën.
Kungulli i Meierit vitin e kaluar peshonte vetëm 702 kilogramë.
Më 14 tetor Meier do të marrë pjesë me kungullin e tij në Kampionatin Evropian në Ludwigsburg.
Kungujt gjigantë do të qëndrojnë të ekspozuar në Seegräben deri më 4 nëntor.
Javën e kaluar në SHBA ka shënuar rekord të ri botëror kungulli prej 911 kilogramësh.
Rekordin evropian ende e mban Mehdi Dao nga Franca, kungulli i të cilit peshonte 730 kilogramë.