Aeroporti i Cyrihut ka qenë i stërngarkuar këtë fundjavë për shkak të festave të fëmijëve që kanë filluar në disa kantone të Zvicrës.
Për të fluturuar gjatë festave në aeroportin e Cyrihut gjithmonë duhet të planifikoni më shumë kohë.
Që nga e premtja rreth 250 mijë udhëtarë frekuentuan në aeroportin e Cyrihut.
Vetëm të premten në aeroportin më të madh në Zvicrës janë regjistruar 80 mijë udhëtarë, ndërsa të shtunën 83 mijë, kanë bërë të ditur autoritetet e aeroportit.
Të dielën kishin shfrytëzuar aeroportin e Cyrihut rreth 90 mijë udhëtarë. Vitin 2011 ishte raportuar për një mesatare prej 67 mijë pasagjerësh në ditë.
Zyrtarët e aeroportit thanë se kanë pritur një fluks të tillë udhëtarësh. Pavarësisht nga numri i madh i udhëtarëve, ishin realizuar të gjitha fluturimet. Të premten dhe të shtunën ka pasur disa vonesa të vogla, por janë konsideruar të zakonshme në Aeroportin e Cyrihut.