Në kohën kur sezoni i përhapjes së gripit mund të thuhet se ka filluar, në Zvicër ka mungesë të theksuar të vaksinave kundër gripit.
Siç është bërë e ditur në emisionin informativ 10vor10 të televizionit publik të Zvicrës, shkak i kësaj mungese është pamundësia e 2 nga gjithsej 5 prodhuesit, që të furnizojnë me numër të mjaftueshëm të vaksinave. Këtë gjendje e ka konfirmuar edheEnti Federal i Shendetësisë (BAG).
Mungon praktikisht një e treta e sasisë që i nevojitet Zvicrës për vaksinim dhe për këtë arsye, disa spitale kanë problem me furnizimin me këtë mall. Mes tjerash, i prekur nga kjo mungesë është edhe Spitali Universitar i Bazelit.
Sezoni i vaksinimit fillon pas 10 ditëve ndërsa ekspertët shpresojnë se deri atëherë problemet do të zgjdihen.