Kampionati Botëror do të fillon pas tre ditësh në Rusi, derisa Zvicra do të ketë policët e saj në këtë ngjarje madhore, shkruajnë mediat zvicerane.
Një ekip me pesë ekspertësh do të shoqërojë lojtarët e skuadrës helvete në çdo dalje dhe do të kujdesen për sigurinë e tyre, përcjell albinfo.ch.
Grupi i policisë zvicerane do të përbëhet nga dy agjentë të quajtur “Sportter”, ekspertë në çështjen e huliganizmit dhe të aftë që të zbulojnë elementët e rrezikshëm.
Ata do jenë operativë që përpara fazës së grupeve, dhe më pas në ndeshjet që pritet të zhvillohen në stadiumin e Rostov në 17 qershor, si dhe në Kaliningrad dhe Novgorod.
Zvicra ndeshjen e parë në këtë Botëror do ta ketë ndaj Brazilit, derisa më pas me Serbinë dhe Kosta Rikën.