Në Moskë, qytetarë të shumtë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Protestuesit kanë bërë thirrje edhe për lirimin e të burgosurve politik, raportojnë mediat ruse.
Në protestën e quajtur “Për Rusinë e lirë pa represion dhe arbitraritet”, sipas organizatorëve janë mbledhur 5 mijë protestues, ndërsa policia ka thënë se janë vetëm 1 mijë e 700 të tillë.
Protestuesit kanë mbajtur në duar fotografinë e Oleh Sentsov, regjisorit ukrainas, i cili është arrestuar nga autoritetet ruse në Krime.
Grupit i pavarur monitorues OVD-Info, ka njoftuar se dy persona janë arrestuar gjatë protestës së sotme.