Të shumta janë skuadrat që po kërkojnë shërbimet e Xherdan Shaqirit, dhe kjo ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat.
Gazetari i ‘Blick’ e ka pyetur nëse i pëlqen stadiumi “Anfield Road”, duke aluduar në skuadrën e Liverpoolit që po e dëshiron yllin shqiptar. “Po më pëlqen është stadium i bukur”, shprehet Shaqiri, duke qeshur, përcjell albinfo.ch.
Më pas insistimi i gazetarit për kalimin në Liverpool ka marrë këtë përgjigje nga Shaqiri. “Pse po më pyet për Liverpool … agjenti im kujdeset për të ardhmen time dhe për momentin jam i fokusuar tek ekipi kombëtar”, nënvizon anësori shqiptar, i cili pritet të largohet nga Stoke City, pasi ka rënë nga Premierliga, derisa shumë skuadra janë vënë pas tij.
Dieses Video müssen Sie sehen: Shaqiri lacht sich über Liverpool-Frage krumm@BLICK_Sport @Blickch @guardian_sport #LiverpoolFC #lfc #Liverpool pic.twitter.com/LSPLBgQuvp
— Andreas Böni (@AndreasBoeni) June 9, 2018