Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Behgjet Pacolli, ka takuar gjatë ditës, Thomas Hansmann, Drejtorin e Teknologjisë dhe anëtarin e Bordit Menaxhues të kompanisë, Paul Wurth S.A.
Pacolli përmes një njoftimi, ka thënë se gjatë takimit u prezantua teknologjia e avancuar dhe standardet, që përdoren nga kompania Wurth për të prodhuar energji ose ngrohje dhe ftohje nga biomasa dhe mbeturinat, shkruan albinfo.ch.
Drejtori i Teknologjisë, Hansmann, sipas njoftimit të Pacollit, ka shprehur interesim për investime në Kosovë.
Pacolli ka thënë se çështja e mbeturinave mbetet problematika.“Qeveria e Kosovës është duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi ka vlerësuar tutje numri dy i Qeverisë dhe do të mirëpriste interesimin e kompanive serioze si ajo Paul Ëurth S.A”.
Pacolli ka përmendur reformat e bëra për lehtësim për të bër biznes në Kosovë, shkruan albinfo.ch
Pacolli u ka bërë ftesë më pas që drejtori i teknologjisë dhe anëtari i bordit menaxhues ta vizitojë Kosovën.