Familjet në Zvicër do të paguajnë në të ardhmen 20 deri në 30 për qind më shumë për energjinë e shpenzuar elektrike. Kjo vjen si pasojë e zbatimit të Strategjisë së Këshillit Federal të Energjisë deri në vitin 2050, i cili parashikon investime për energjinë e rinovueshme.
Çmimet rriten për shkak të nxjerrjes nga funksioni të centraleve AKW.
Deri në vitin 2050 do të investohen rreth 30 miliardë franga në ndërtimin e impianteve të reja, ka thënë në një konferencë për gazetarë në Bernë ministrja zvicerane e Energjisë, Doris Leuthard.
Deri më sot çmimi i energjisë në Zvicër ka qenë i lirë, vuri në dukje Leothard. Për fat të keq, kjo nuk i ka motivuar njerëzit për kursim. Prandaj, Këshilli Federal ka vendosur të marrë masa për zbatimin e efiçiencës.