E përditshmja zvicerane “20 minuta” ka hapur garën për himnin që do ta ekzekutojë në mediat e saj për Kampionatin Botëror në Rusi, që zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik.
Në këtë garë kanë marrë pjesë shumë këngë, derisa redaksia e gazetës ka përzgjedhur komponimet më të mira, përcjell albinfo.ch.
Ndër konkurruesit është edhe shqiptari me origjinë nga Kosova, Gjon Bisaku, me titullin “Ole”.
Ai momentalisht ndodhet në vendin e dytë, duke marrë 20 % të votave.
Gjithashtu edhe ju mund të votoni në këtë link:
http://www.20min.ch/community/stories/story/Waehle-jetzt-deine-WM-Hymne–23372903