Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit ka marrë pjesë në një konferencë me temën “Ndryshimet klimatike”, ku u ankua se mosqasja e Kosovës në fondet për mbrojtjen e mjedisit është një e padrejtë.
“Mungesja e qasjes së vendit tonë në fonde për mbrojtjen e mjedisit, që janë fonde të mëdha, është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës dhe kjo është e padrejtë, sepse nuk duhet te ketë impakt politika ditore e shtyrje të ndryshme kur është në pyetje mjedisi dhe ndryshimet e mjedisit”, theksoi ajo.
Annette Fatih-Lihiq nga zyra e BE në Kosovë deklaroi se ndryshimet klimatike janë problem global dhe nuk kanë kufij administratorë dhe një komb nuk mund t’u shmanget pasojave klimatike.