Vitin e ardhshëm në burgjet zvicerane do të mungojnë 880 vende. Në këtë përfundim vjen një studim i realizuar nga tri burgjet zvicerane. Studimi është titulluar “Planifikimi i burgjeve për vitin 2011”.
Para së gjithash hapësirat mungojnë në burgjet e tipit të mbyllur, konfirmoi kryetari i grupit hetimor për DRS-në.
Arsyeja është se të dënuarit me probleme mendore shpesh mbahen të mbyllur në burgje, në vend se në klinikat e hapura. Përveç kësaj, gjithnjë e më pak autorë të veprave penale që kanë kryer dy të tretën e dënimit lirohen me kusht nga burgu.