Këngëtari shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, Ermal Meta, ka mbajtur mbrëmë një koncert madhështor në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, të cilin e ka organizuar Bashkia e Tiranës.
Meta dhuroi një performancë të paharrueshme për të gjithë. Ndërsa pas koncertit ka shkruar në rrjetet sociale, duke i falënderuar shqiptarët, duke thënë se ishte një eksperiencë që nuk do ta harrojë.
“Toka ime! Faleminderit, nuk kam për ta harruar kurrë”, ka shkruan Meta në rrjetet sociale.